Dy futbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te gjysmes se pare te sezonit nga emisioni “Procesi Sportiv”. Behet fjale per dy mbrojtesit e krahut, Erdenis Gurishten dhe Esin Hakajn.

Ato jane bashke me 9 te tjeret, duke filluar nga portieri Bekaj, mbrojtesi Behiratche e Lulaj, mesfushoret De Lucas, Totre e GJ.Taipi si dhe sulmuesit Basa, Guindo e Seferi, nderkohe qe trajner eshte zgjedhur ai i Tiranes, Orges Shehi.

Kuptohet qe kjo eshte thjesht nje perzgjedhje e stafit te ketij emisioni, duke u konsultuar edhe me specialiste te ndryshem, megjithate konfirmon faktin qe dy mbrojtesit e krahut te Vllaznise jane nder me te miret e kampionatit.

Si Gurishta ashtu edhe Hakaj kane bere nje performance te mire duke qene shtylla e ekipit dhe jo me kot vleresohen edhe nga gazetaret e specialistet./SHKODRA-SPORT.COM/