Terbuni u mund sot ne shifrat 1-4 nga Vllaznia ne miqesoren e luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes ka dhene nje prononcim per mediat trajneri i tij Elvin Beqiri i cili eshte shprehur:
“Te luash ndaj nje miqesore te tille ndaj nje skuadre si Vllaznia, eshte privilegj per çdo ekip te kategorise se pare dhe kuptohet qe keshtu eshte edhe per Terbunin.
Na erdhi ne fakt disi e papritur kjo miqesore, por meqenese Vllaznia nuk mund te luante me Prishtinen, na kerkoi ne nje gje te tille dhe iu pergjigjem pozitivisht.
Vinim ne kete ndeshje jo ne gjendjen tone me te mire sepse sapo kemi filluar fazen pergatitore, por u munduam te japim me te miren dhe sidomos ne pjesen e pare besoj se beme nje paraqitje te mire.
Megjithate kemi ende per t’u permiresuar deri me date 22 janar kur kemi ndeshjen e pare. Kemi zhvilluar nje faze te pare pergjithesisht te mire dhe jemi te vendosur per te bere mire edhe ne te dyten dhe besoj se do ia dalim”./SHKODRA-SPORT.COM/















