Akademia “Scutari” për momentin është më e preferuara për prindërit që duan t’i rregjistrojnë fëmijët e tyre në një ekip futbolli. Ky është rezultati i sondazhit që Gazeta “Shkodra Sport” ka bërë me lexuesit e saj teksa ka shtruar pyetjen: Nëse jeni prindi i një fëmije dhe doni ta rregjistroni atë me datë 1 shtator në njërin prej ekipeve të futbollit, cilën prej Shoqatave sportive që funksionojnë në Zonën e Shkodrës (përveç Vllaznisë) do të zgjidhnit për fëmijën tuaj?
Dhe cili është rezultati i votimeve? 34% e atyre që marrë pjesë në këtë sondazh, kanë zgjedhur “SCUTARI”-n. Në vend të dytë si preferencë ka qenë “ELITA SHKODRANE” për të cilën kanë votuar 17 % dhe në vend të tretë “ATLETIK KLUB” me 12 % të votave. Këto tre Akademi kanë qenë më të preferuarat dhe ato jo më kot kanë mbledhur më shumë se gjysmën e votuesve.
Po pjesa tjetër? Pas tre të parave, vjen e katërta “ADA” me 7 % e më pas “ARRA E MADHE” me 5 %, ndërsa me nga 4 % të votave janë disa Akademi dhe pikërisht “BASANIA”, “SHKODRA” dhe “SHPRESA”, për të vijuar me “DJELMNIA SHKODRANE” me 3 % dhe më tej vijnë “BASHKIMI” me 2 %, “JUBAN DANJA” 2 %, “THE DOOR” 2 % dhe më tej, “DON BOSCO”, “LABEAT”, “MURLANI” dhe “VELEÇIKU” nga 1 %.
Kuptohet që ky është thjesht një Sondazh dhe ai jep disa preferenca.Ndoshta ka edhe abuzime në mënyrën e të votuarit, por Gazeta “Shkodra Sport” u mundua të gjente preferencën e prindërve për zgjedhjen e ekipit për fëmijën e tyre. Më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër ka padyshim që fëmijët të merren me sport dhe kjo është fitorja më e madhe.





