Wednesday, February 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDajan Shehi shfaqet në stadiumin e skuadrës së tij të ardhshme, pritet...

Dajan Shehi shfaqet në stadiumin e skuadrës së tij të ardhshme, pritet zyrtarizimi

Dajan Shehi ishte një nga lojtarët e larguar nga Partizani gjatë kësaj merkato janari. Mbrojtësi u afrua në verë dhe ishte planifikuar si titullar, por me afrimin e Bitrit, mungesat e hapësirave u bënë edhe më të mëdha.

Lojtari vendosi të ndërpriste kontratë me të kuqtë, ndërsa është bashkuar me Skënderbeun. Për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga skuadra korçare, por ka qenë vetë Shehi që e ka zbuluar një gjë të tillë.

24-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale një foto nga stadiumi Skënderbeu dhe kjo tregon se qendërmbrojtësi është bashkuar me korçarët në stërvitje.

Me Skenderbeun do te tentoje te binde trajnerin Memelli dhe te fitoje vendin e titullarit sa me shpejt sepse ai ka nevoje per minuta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments