Kishte ditë që përflitej por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. E kemi fjalën për trajnerin e ri të Partizanit. Rumuni Florin Bratu është prezantuar sot nga ana e presidentit Demi dhe ai do të jetë numri 1 i kësaj skuadre.
Ja njoftimi i klubit Partizani:
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu. 46 vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026 – 2027.
Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar.
Bratu ka nënshkruar një kontratë 1 + 1 dhe vjen në drejtimin e “Demave të Kuq” për të nisur projektin e ri ambicioz dhe fitues”.


