Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDyshime për COVID, Keidi Bare rrezikon supersfidën ndaj Barcelonës

Dyshime për COVID, Keidi Bare rrezikon supersfidën ndaj Barcelonës

Kjo fundjavë duhej të dhuronte një sfidë të paharrueshme për Keidi Baren, pasi pritej të ishte protagonist në një nga duelet me të ndezur të La Liga, derbin Espanjol-Barcelona. Por me sa duket, mesfushori i përfaqësueses shqiptare mund të mungojë në këtë duel, pasi mendohet se është i infektuar me COVID.

Klubi në fakt nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por ai mungoi në mënyrë të papritur në sfidën e të hënës që skuadra e tij humbni me shifrat 2-1 përballë Atletik Bilbaos. Mendohej se Bare do të ishte titullar, por të gjithë u çuditën kur emri i tij nuk ishte as mes të grumbulluarve.

Media të ndryshme spanjolle kanë shkruar se Bare rezulton me COVID, ndaj ka munguar në sfidën e të hënës. Por klubi nuk ka bërë ende komunikatën e zakonshme për të konfirmuar zëra të tillë duke shpjeguar se ka të infektuar në radhët e ekipit.

Ndaj të gjithë presin stërvitjen e të mërkurës për të kuptuar nëse Bare do të jetë i gatshëm për duelin e fundjavës apo nëse do të konfirmohen zërat se do të mungojë për shkak të virusit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments