HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETe Vllaznia s’ka kohë për polemika, ekipi gati për një tjetër ndeshje...

Te Vllaznia s’ka kohë për polemika, ekipi gati për një tjetër ndeshje të rëndësishme

Vllaznia arriti një barazim në shifrat 0-0 mes polemikash në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë kundër Partizanit. Kjo pasi shkodranët arritën të shënonin në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Aralicës.

Gol që u anullua në mënyrë të pakuptimtë nga ana e gjyqtarit Ferati. Gjë që solli edhe irritimin e gjithëve në kampin shkodran. Por ndeshjet pasojnë shpejt njëra-tjetrën dhe kuqeblutë do kenë një përballje po aq të fortë këtë javë në kampionat.

Kjo pasi shkodranët në javën e 27-të të Superligës do presin në “Loro Boriçi”, Kastriotin. Një takim po aq i vështirë sa ai kundër Partizanit, pasi krutanët po gëzojnë një formë shumë pozitive në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Vllaznia nga ana e saj do reagimin në kampionat pad humbjeve rradhazi kundër Tiranës dhe Egnatias. Objektivi për të arritur Europën nga kampionati nuk është i parealizueshëm. Kjo pasi Kukësi i vendit të tretë është vetëm janë vetëm 4 pikë larg, në një kohë kur kanë mbetur për tu luajtur edhe 10 javë në këtë edicion.

Përqendrimi i Vllaznisë duhet të kalojë menjëherë në fushën e gjelbërt për ndeshjen e rradhës kundër Kastriotit. Por patjetër pa u lënë në harresë edhe reklamimi i padrejtësive që i bëhet skuadrës javë pas jave nga arbitra “kamikazë” që po ndikojnë shumë në ecurinë e sezonit të kuqebluve.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments