Ajo qe ndodhi diten e djeshme ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ne mes Partizanit dhe Vllaznise, ku ekipit shkodran iu mohua nje gol mese i rregullt i shenuar ne minuten e 93-te, ka irrituar te gjithe shkodranet dhe jo vetem.

Pavaresisht jutifikimeve te trajnerit te Partizanit Mehmeti dhe drejtorit Rama, te vetmit ndoshta qe e konsideruan faull rastin e Aralices, te tjeret mendojne ndryshe.

Ne ndeshjen ne fjale, vezhgues i takimit ka qene nje emer shume i njohur i arbitrimit shqiptar, Plarent Kotherja. Pervoja e tij shume e madhe si arbiter, por edhe dizenjator i tyre per vite me rradhe ne FSHF- e bejne ate nje ekspert te kesaj fushe.

“SHkodra Sport” meson se Ai kishte vendosur qe ta shikonte ndeshjen e djeshme ne studion e Superperport, ndoshta duke e parandjere se mund te kishte raste te dyshimta dhe t’i shihet nga afer dhe te perseritura ato ne monitor.

Dhe keshtu ne fakt ndodhi. Ai e ka pare anullimin me VAR te golit te shkodraneve, por nuk ka qene aspak dakord me kete vendim te arbitrave. Per Kotheren, goli i Vllaznise ka qene mese i rregullt dhe kete mendim te tij e kane mbeshtetur edhe zyrtare te tjere te Federates qe kane qene te pranishem ne kete ndeshje. Por a mjafton kjo gje?!