HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE3 futbollistë të Vllaznisë në 'top 8' të atyre që godasin më...

3 futbollistë të Vllaznisë në ‘top 8’ të atyre që godasin më shumë portat kundërshtare

“Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën deçizive të saj, me pak ndeshje të mbetura ku çdo gol i shënuar vlen. Në një statistikë të nxjerrë nga FSHF, shikohen lojtarët me më shumë goditje dhe saktësia e tyre.

Duke pasur parasysh këtë fakt në tabelën e mëposhtme gjendet renditja e lojtarëve që kanë goditur më shumë portën, me Xhixhën që kryeson renditjen me 2,9 goditje në kuadrat brenda 90 minutave të lojës.

Në ndjekje të lojtarit të Tiranës, i renditur në vendin e dytë ndodhet sulmuesi i Vllaznisë, Aralica me 2,89 goditje të regjistruara. Renditja kompletohet nga Taulant Seferi i vendit të tretë më 2,61 goditje në portë për 90 minuta.

Ajo qe te ben pershtypje ne kete renditje, eshte se ne 8 lojtaret me numrin me te madh te gjuajtjeve ne porte, bejne pjese perveç Aralices dhe dy futbolliste te tjere te Vllaznise.

Latifi eshte i katerti ne kete renditje me 2.54 gjuajtja brenda 90 minutave, ndersa Mustedanagic eshte i teti me 2.46 gjuajtje. Vllaznia me tre lojtare kesisoj eshte ekipi me numrin me te madh te tyre qe provojne te godasin portat kundershtare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments