HomeBOKSBoksieri Ariol Zeneli shpallet nënkampion Europe

Boksieri Ariol Zeneli shpallet nënkampion Europe

Ariol Zeneli është nënkampion Europe në boks për të rinj në Kampionatin që të enjten në mbrëmje ka përfunduar në Sofje të Bullgarisë. Në finalen e peshës deri në 51 kilogram, Zeneli ka patur përballë gjeorgjianin Gor Ajvazian.

Ky i fundit, edhe sipas gjykimit të pesë arbitrave anësorë, ishte më i përgatitur se vlonjati. Pikët janë të ngushta, të cilat në fakt shkojnë në favor të gjeorgjianit, i cili e ka merituar medaljen e artë duke fituar 4-1.

28-29, 29-28, 28-29, 28-29 dhe 28-29. E megjithatë për Ariol Zenelin dhe boksin shqiptar, apo dhe për trajnerin Gëzim Zeneli, kjo medalje e argjendtë, që vjen pas asaj të bronztë të Alban Beqirit në Kampionatin Botëror, është sukses.

Që tregon se sporti i dorezave në Shqipëri ka rritje dhe premton të tjera medalje ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments