Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja me Skënderbeun, 2 lojtarë në 'pit-stop' për Vllazninë

Ndeshja me Skënderbeun, 2 lojtarë në ‘pit-stop’ për Vllazninë

Vllaznia luan ndeshjen e radhës në kampionat përballë Skënderbeut. “Loro Boriçi” pret të shtunën në orën 16:45, ekipin e trajnerit Plori që është në luftë me kohën për të fituar ndeshjen e tij të parë në krye të Vllaznisë.

Si të mos mjaftonte mungesa e rezultateve pozitive në kampionat, në ndeshjen e ardhshme Djurdjeviç dhe Krymi mungojnë për shkak kartonësh. Dyshja plotësoi numrin e katër kartonëve ndaj Partizanit, kështu nuk do jenë ndaj korçarëve.

Mungesa e rezultateve ka sjellur dhe zbritjen në vendin e pestë në kampionat. Europa është e rrezikuar, kështu ndaj Skënderbeut mundësia e vetme është fitorja.

Formacioni i mundshëm i Vllaznisë:

Zogoviç; Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj; Heriç, Jonuzi, Da Silva, Ardit Hoxha, Latifi, Aralica

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments