HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEAda të dielën në play-out ndaj skuadrës që luajti ndaj ndaj Real...

Ada të dielën në play-out ndaj skuadrës që luajti ndaj ndaj Real Madrid

Prej ditesh opinioni sportiv shqiptar dhe ne mbare boten jane duke folur per permbysjen fantastike te Real Madrid ndaj Mancester City ne gjysmefinalen e Champions League.

Por sot do shkruajme per nje skuader shqiptare e cila pak vite me pare do te luante nje miqesore pikerisht ndaj madrileneve ne Tirane. E kemi fjalen per Gramozin e Ersekes.

Ka ndodhur ne vitin 2010, nderkohe qe kjo skuader diten e diele do te ndeshet me Aden e Velipojes ne ndeshjen e play-out te kategorise se dyte.

Ajo do te luhet ne oren 15.00 ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez dhe skuadra qe do te fitoje do te siguroje qendrimin ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar edhe per sezonin e ardhshem.

Nderkohe skuadra qe do te humbase, do te kete edhe nje mundesi tjeter per ta siguruar kete qendrimi. Do te luaje ndaj skuadres se renditur ne vendin e trete ne kategorine e trete- Delvines.

Tek Ada kane dite qe po pergatiten per sfiden e se dieles ndaj Gramozit teksa do te synojne fitoren, per te shmangur ndeshjen tjeter dhe per te siguruar menjehere qendrimin ne kete kategori. Trajneri Shytani bashke me futbollistet e tij besojne tek suksesi./SHKODRA-SPORT.COM?

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments