...
HomeKRYESOREReali nuk kërkon të ndalet në merkato, Ançeloti shënjestron golashënuesin e Premier...

Reali nuk kërkon të ndalet në merkato, Ançeloti shënjestron golashënuesin e Premier Ligës

Real Madridi ka shënjestruar yllin e Totenhemit, Son Heung Min, si goditjen e merkatos së verës. Pas dështimit që “Galaktikët” pësuan me transferimin e francezit Kilië Mbape, plus skadimi i kontratës me Gareth Bejl, si dhe një largimi të mundshëm të Marko Asensios, trajneri Karlo Ançeloti i ka vënë “syrin” sulmuesit të “Gjelave” londinezë.

29-vjeçari shënoi 23 gola në sezonit e fundit në Premier Ligë, duke ndarë “Këpucën e Artë” me Muhamed Salah të Liverpulit.

Sipas gazetarit Rudi Galeti, Real Madrid po monitoron situatën e futbollistit koreano-jugor dhe pritet që shumë shpejt të hidhet në sulm për sigurimin e shërbimeve të tij.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë oferta që madrilenët do të bëjnë për Son, i cili në verën e shkuar rinovoi deri në vitin 2025 me Totenhemin.

Lojtari korean shikohet si goditja e Realit për të plotësuar mangësitë që kanë në fazën sulmuese, ku pritet që të largohen disa futbollistë, Bejl, Isko dhe Asensio.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.