Laçi fitoi 2-1 me përmbysje miqësoren kundër Gjilanit dy ditë më parë në Pogradec.
Largimet e shumta nga ekipi kanë bërë që kurbinasit të ndërrojnë edhe kapitenin.
Tanimë shiritin në krah do e mbajë Mentor Mazrekaj, që ka fituar prej sezonesh simpatinë e tifozëve me paraqitjet e tij.
Lojtari më me përvojë në ekip dhe fantazisti do ketë një detyrë më shumë, duke bërë liderin edhe në dhomat e zhveshjes.
Laçi është në përgatitje të turit të parë të Conference League, me kurbinasit që luajnë kundër Iskra.