Te Vllaznia kane qene ne pritje te pergjigjes se tij e cila duhej te ishte dhene mbreme ose me se shumti gjate dites se sotme dhe ajo ka ardhur, por çfare eshte me e keqja ka qene pergjigja qe ato nuk deshironin.
E kemi fjalen per sulmuesin nga Tetova Shefit Shefiti. Lojtari qe e ka mbyllur sezonin e fundit me Renoven ne kampionatin maqedonas, u ka kerkuar drejtuesve shkodrane qe ta presin edhe nje jave tjeter pasi ende nuk e kishte te qarte se ku do te luante, ne Shkoder apo ne Kroaci.
Megjithate kjo pergjigje e lojtarit ka marre edhe pergjigjen e kuqebluve te cilet i kane bere te ditur se nuk kane kohe per te pritur ngaqe ekipi niset neser drejt Austrise per stervitje dhe lojtaret qe do jene pjese e skuadres ne sezonin e ri, duhej te ishin ne stervitje.
Ne kete menyre rruget e Vllaznise dhe ish- sulmuesit te kombetares Shpresa te Shqiperise jane mbyllur ketu. Shefiti do te vazhdoje te mbaje gjalle shpresen per t’u transferuar ne Kroaci, por nderkohe ka humbur nje opsion te mire siç ishte ai i Vllaznise.
Kjo e fundit ka shprehur hapur interesin per te, por nuk ka qene e thene qe ky bashkepunim te niste dhe tashme secila prej paleve sheh me te miren per interesin e saj./SHKODRA-SPORT.COM/