Diten e sotme sigurisht qe do te ishim mbledhur te gjithe sebashku, ashtu siç kemi bere ne datelindjet e secilit prej nesh, per te uruar kolegun dhe mikun tone Mejdan Zhivani sepse 28 qershori i ketij viti perkon me 46 vjetorin e tij te lindjes.

Per fat te keq ky eshte viti i tete qe nuk mundemi ta festojme sebashku, por kjo nuk na pengon asnjehere per ta kujtuar mikun dhe kolegun tone. Ashtu si dhe sot.

Ai vertete lindi ne Tropoje, u formua si njeri dhe si gazetar ne Shkoder dhe mbylli syte ne Tirane, por me Shkodren dhe shkodranet ka mbetur shume i lidhur sepse i beri per vete te gjithe me punen dhe profesionalizmin e tij.

Ka punuar si bashkepunetor i RTSH-se, i Radio Shkodres, ka qene pjese e televizioneve lokale te ketij qyteti, i gazetes “Metropol Sport” per shume vite me rradhe, por edhe i shume mediave te tjera ku ai ka lene firmen e tij.

Sigurisht që ka qenë edhe pjesë e gazetës online “SHKODRA SPORT” që në momentin e krijimit duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ecjen përpara të saj dhe ka kontribuar për te deri pak dite para ndarjes nga jeta. Ashtu siç jemi te lumtur qe pjese te redaksise se kesaj gazete prej disa muajsh kemi Maringlenin, nipin e tij, i cili ka te gjitha tiparet e tij dhe kjo na ben edhe me te lumtur sepse na duket se e kemi serish Mejdanin mes nesh.

Humbja e tij e parakoheshme nga nje semundje e rende me 10 dhjetor 2014, kur ai ishte vetem 38 vjeç, natyrisht që ka lënë pas një brengë të madhe për të gjithë ata që e kanë njohur, për të gjithë ata që kanë jetuar e punuar me të.

Mejdani ka qenë simboli I njeriut korrekt, I një profesionisti të vërtetë, njeriu që vlerësonte shoqërinë po aq sa edhe familjen e tij. Sot po e kujtojme ne 46 vjetorin e tij te lindjes dhe natyrisht qe do ta kujtojme gjithmone sepse ai ishte njeri prej nesh.
Gjergj KOLA