Mirel Josa ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një seance stërvitore me Vllazninë. Trajneri kryeqytetas që arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë po përgatit skuadrën për ndeshjen e turit të dytë të Conference League kundër Universitatea Craiova.

I fokusuar në maksimum, Josa po i jep ngarkesën e duhur lojtarëve teksa sot pritet të zyrtarizohet në Shkodër edhe Herald Marku dhe me te duket se do te mbyllet edhe merkatoja e kuqebluve.

Eksperienca e madhe në kampionatin shqiptar dhe sukseset ndër vite me skuadra të ndryshme e rendisin Josën te trajnerët më të mirë në elitën e vendit tonë.

Në foton e postuar shfaqet me bilbil, gati për t’i dhënë vërshëllimen përfundimtare këtyre përgatitjeve verore. Vllaznia po mundohet te beje me te miren gjate ketyre pergatitjeve ne menyre qe skuadra te jete “on top” per perballjet europiane dhe deri tani thuajse çdo gje ka shkuar mire.