HomeKRYESOREPas Juventusit alarmohet edhe Franca, dëmtimi në gju mund ta lërë Pogba...

Pas Juventusit alarmohet edhe Franca, dëmtimi në gju mund ta lërë Pogba jashtë Botërorit

Te Juventusi por edhe te kombëtarja franceze të gjithë janë në ankth. Dëmtimi në gju i Paul Pogba është më shqetësues se sa duket, me mesfushorin që e ka të pamundur t’i shmanget operacionit, teksa 2-3 muaj të sigurt i duhen për rikuperimin.

Në fakt ka dy mënyra për të zgjidhur problemin, e para është menisektomia, pra heqja e pjesës së vogël të meniskut të thyer dhe në këtë rast mungesa e tij do të shkonte nga 40 deri në 60 ditë.

Nëse nga ana tjetër do të jetë e nevojshme një operacion, Pogba nuk do të kthehej në fushë para janarit, ku do të humbiste edhe Kupën e Botës.

Kuptohet që opsioni i dytë është përjetuar si një makth për Juventusin dhe vetë lojtarin. Lojtari nuk dëshiron të humbasë Kupën e Botës ndaj do të ten

tojë të shërohet me mënyrën e para, por vendimi përfundimtar do të merret pas konsultave me mjekët .

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments