Te Juventusi por edhe te kombëtarja franceze të gjithë janë në ankth. Dëmtimi në gju i Paul Pogba është më shqetësues se sa duket, me mesfushorin që e ka të pamundur t’i shmanget operacionit, teksa 2-3 muaj të sigurt i duhen për rikuperimin.

Në fakt ka dy mënyra për të zgjidhur problemin, e para është menisektomia, pra heqja e pjesës së vogël të meniskut të thyer dhe në këtë rast mungesa e tij do të shkonte nga 40 deri në 60 ditë.

Nëse nga ana tjetër do të jetë e nevojshme një operacion, Pogba nuk do të kthehej në fushë para janarit, ku do të humbiste edhe Kupën e Botës.

Kuptohet që opsioni i dytë është përjetuar si një makth për Juventusin dhe vetë lojtarin. Lojtari nuk dëshiron të humbasë Kupën e Botës ndaj do të ten

tojë të shërohet me mënyrën e para, por vendimi përfundimtar do të merret pas konsultave me mjekët .