Nga maji i vitit të kaluar ai ka mbajtur detyrën e drejtorit teknik në sektorin e të rinjve në klubin “Real Fieschi A.S.D ne Itali dhe ndonëse puna e tij ka qenë e shkëlqyer, shkodrani Eugent Zeka nuk do të vazhdojë të jetë më në këtë detyrë.

Lajmi e ka publikuar vetë Zeka në një intervistë të dhënë për twebnews.it ku shpjegon dhe arsyet e ndarjes me këtë klub, ndarje kjo që do të bëhet më 1 korrik.

“Konfirmoj se nga 1 korriku do të lirohem dhe do të jem në dispozicion përsëri në tregun e futbollit si trajner. Ndarja ime me këtë klub është e lidhur me faktorë të tjerë. Unë jam pjesë e grupit të presidentit që po largohet. Prandaj është normale që kjo ndarje të paracaktohet”- ka thënë ai.

Pra, njeriu qe e ka marre ne kete detyre, ka dhene doreheqjen nga drejtimi i klubit dhe ne keto rrethana, Zeka e ka pare te arsyeshme qe te mos vazhdoje punen me drejtuesit e rinj.

Po ku do ta shohim ish- drejtorin e Vllaznisë tani e tutje? Vetë Zeka nuk e ka të qartë këtë gjë por vetëm ka deklaruar: “Di të them se do të jem i gatshëm të jem në dispozicion të të rinjve dhe për të shfrytëzuar në maksimum dijet e fituara nga liçensa Uefa Pro Master.