HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREMesfushori koplikas Ersil Ymeri firmos për dy vite me Dinamon

Mesfushori koplikas Ersil Ymeri firmos për dy vite me Dinamon

Ka kohe qe stervitet me Dinamon, por vetem sot eshte zyrtarizuar si pjese e saj. Mesfushori koplikas Ersil Ymeri per dy sezonet e ardhshme do te jete pjese e bluve te cilet e konsiderojne ate nje perforcim te rendesishem.

Ka qene vete trajneri Dede qe e ka kerkuar me ngulm kete lojtar te cilin e ka patur ne skuader edhe sezonin e kaluar tek Erzeni dhe sebashku ia dolen ta ngjisin ate skuader ne Superlige, por me pas projekti i shijakasve u prish dhe u bashkuan serish por kete here te Dinamo.

Ymeri ka nje pervoje te madhe ne futbollin shqiptar dhe jo vetem e per kete arsye, pritet te jete nje element i rendesishem per Dinamon ne perpjekjet e saj per t’u rikthyer serish ne Superlige. Ja postimi i ketij klubi per kete perforcim:

FC Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen për dy vitet në vazhdim me mesfushorin Ersil Ymeri.

28-vjeçari që numëron disa ekipe në karrierë në Shqipëri dhe Kosovë sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Erzenit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments