Klubi i Egnatias ka vazhduar përforcimet e merkatos deri në ditën e fundit të saj. Klubi rrogozhinas ka siguruar një tjetër lojtar cilësor në repartin e avancuar, duke i vënë në dispozicion tarjnerit Tetova një element me shumë perspektivë.
Sulmuesi 22-vjeçar Gersi Diamanti, i cili ka spikatur në radhët e Flamurtarit në sezonin e kaluar, ka firmosur me rrogozhinasit, duke i bërë pjesë e projektit afatgjatë të kësaj skuadre, teksa ka nënshkruar me të për tre vitet e ardhshme.
Me keto perforcime, rrogozhinasit duken shume ambicioze ne sezonin e ri teksa nuk duan te jene thjesht konkurrente per mbijetese, por edhe te synojne diçka me shume ne kete sezon te dyte rradhazi ne Superlige.
NJOFTIMI I KLUBIT
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruajë kontratë 3 vjeçare me sulmuesin Gersi Diamanti i cili vjen pas një sezoni të suksesshëm me Flamurtarin. 22-vjeçari Diamanti pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë.