Volejbollistja e talentuar shkodrane Antoneta Molla prej pak ditesh eshte zyrtarizuar tek ekipi i saj i ri teksa tani e tutje do ta vazhdoje karrieren e saj ne Greqi me ekipin Foinikas Alexandroupolis.
23 vjeçarja qe eshte formuar tek Vllaznia, ka lene Tiranen me te cilen ka luajtur sezonin e kaluar dhe ka firmosur jashte vendit, ku mendon te rritet edhe me shume nga ana profesionale. Ne fakt presidenti i ekipit shkodran Florian Zekja i ka bere oferte kohet e fundit por pergjigja e saj ka qene se deshiron te luaje jashte vendit.
Dhe ne fakt tashme kjo u be realitet. Pas pervojes me Vllaznine, Barleti Volej dhe Tiranen, tashme ajo do te luaje me ekipin grek te Foinikas Alexandroupolis qe merr pjese ne Superligen e ketij vendi.
Molla luan ne rolin e shuteres dhe eshte njekohesisht edhe anetare e ekipit kombetar shqiptar. Me ekipin e ri padyshim qe do te kerkoje te ngjitet me lart dhe te vijoje karrieren e saj ne nivele edhe me te larta.
Volejbollistja shkodrane prej disa ditesh ndodhet ne Greqi teksa ka filuar stervitjen me ekipin e ri duke u vene ne