Vllaznia U21 eshte “shume e forte” per Veleçikun. Ndonese futbollistet e ketij te fundit jane me te medhenj ne moshe dhe po ashtu luajne ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar, sot ndaj 21 vjeçareve kuqeblu jane shfaqur inferiore.

Shkodranet e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kane fituar me rezultatin e paster 2-0 ne takimin miqesor te luajtur te luajtur pasditen e sotme ne fushen e kompleksit sportiv te vellezerve “Duli” ne Koplik.

Autore te golave per kete ekip kane qene mbrojtesi Gledian Pusi tek i pari si dhe mesfushori Elidon Dulaj tek i dyti. Duhet thene se sfida eshte dominuar nga Vllaznia U21 dhe madje rezultati mund te kishte qene edhe me i thelle.

Trajneret Plori dhe Borshi ne kete ndeshje kane aktivizuar kete formacion: Ne porte ka qene Shkoza, ndersa ne mbrojtje ka luajtur katershja e perbere nga Mujaxhi, Xhilaj, Pusi dhe Bushaj.

Ne mesfushe kane luajtur Dulaj, Shimaj, Peku, Bizi dhe Osmani ndersa ne maje te sulmit ka luajtur i vetem Musaraj. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Luka, Troshani, Lera, Moleci, Kodra, Paloka, Aliu, Jahja, Ramja dhe Maliqi.

Kjo ndeshje pritet te jete miqesorja e fundit per ekipin Vllaznia U21 sepse te merkuren e ardhshme ajo do te nise kampionatin dhe ne sfiden e pare do te luaje ne transferte ndaj Partizanit. Paraqitjet e ketij ekipi ne miqesoret e zhvilluara deri tani kane qene shume te mira dhe si rrjedhoje pritet qe ne kampionat te jete nje nga ekipet pretendente./SHKODRA-SPORT.COM/