HomeBASKETBOLLPas 21 vitesh karrierë, basketbollisti i njohur shkodran vendos të thotë 'Mjaft'

Pas 21 vitesh karrierë, basketbollisti i njohur shkodran vendos të thotë ‘Mjaft’

Nje nga emrat me te njohur te basketbollit shkodran dhe atij shqiptar te gjithe ketyre viteve te fundit, Herion Faslija, sot ka vendosur qe perfundimisht t’i jape lamtumiren ketij sporti

I penalizuar nga nje demtim para nje viti, ai qendroi larg parketit dhe tashme eshte rikuperuar plotesisht, megjithate ai nuk e ka nder mend te vazhdoje me karrieren si sportist, pasi tashme ka nisur pune si trajner moshash. Vendimi per t’u larguar nga sporti duket se ka qene i dhimbshem, por i duhuri per te. Ate e ka bere te ditut vete Faslija permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Të nderuar miqt e mi!

Basketbolli është sporti në të cilin jam mbështetur prej 21 vitesh dhe do vazhdoj të mbështetem në të, gjithë jetën time, shkak i pasionit dhe dëshirës së madhe për t’a luajtur e praktikuar.

Në Nëntor të vitit 2021, ndodhi që të dëmtohem papritur në sy gjatë një ndeshjeje miqsore. Ky dëmtim më mori pothuajse një vit angazhim për t’i dhënë zgjidhje. Pritshmëritë e mia në raport me mbështetjen në këtë situatë dhe kohë qenë më të larta, duke marrë në konsideratë 21 vite kontribut, pa asnjë shkëputje (përveç 8 muaj ndërmjet tyre, shkak i një dëmtimi të rëndë në gju). Megjithatë, Zoti, siç dërgon sëmundjen, po njësoj kujdeset dhe për ilaçin. Dhe falë Tij, sot jam shumë më mirë.

Fotoja e mësipërme daton në ditën e dëmtimit në sy, ditë e cila në fakt, shënon kontributin tim të fundit si lojtar në sportin e Basketbollit.

Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e këtij rrugëtimi shumëvjeçar me gjithë çka patur brenda. Rrëzime dhe ngritje të vazhdueshme, të cilat i kanë shërbyer vetëm ecjes përpara.

Sot, më shumë se kurrë, edhe pse në një formë shumë të mirë fizike dhe i ftuar nga disa ekipe për t’u bërë pjesë e tyre, jam i gatshëm të dorëzoj stafetën time brezit të ri, të ardhmes së basketbollit shkodran dhe atij shqiptar.

I vetëdijshëm që, e ardhmja do ketë sërish sfida, por asnjë e cila nuk mund tejkalohet apo fitohet. Brezi i ri mund të ketë fatin që të përballet me një panoramë akoma më pozitive se e kaluara, shkak i njohjes dhe eksperiencës së brezit tonë.

Pasioni dhe puna, të mishëruara me sinqeritet dhe seriozitet, janë themelet në të cilat kam mbështetur të gjithë karrierën time sportive. Këto themele, do i mbajnë dyert hapur për brezin e ri në çdo kohë.

Falenderues për çdo suport të pakursyer, për familjen dhe miqt, dhe në veçanti për tifozët shkodranë, të cilët janë burimi më i lartë i adrenalinës së çdo sportisti që ka veshur fanelën e Vllaznisë.
Me respekt,
Herion Faslija

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments