Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVetëm dy ndeshje pa pësuar gol, mbrojtja e Vllaznisë ndër më të...

Vetëm dy ndeshje pa pësuar gol, mbrojtja e Vllaznisë ndër më të ndëshkuarat në Superligë

Barazimi i fundit i Vllaznisë kundër Erzenit në shifrat 2-2 la një shije të hidhur në kampin shkodran. Në një moment ku të gjithë prisnin që kuqeblutë të krijonin një vazhdimësi, një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo pas ndalesës së fundit kundër shijakasve, ku Vllaznia po kryesonte në shifrat 2-0 deri 15 minuta para fundit të takimit.

Por dueli i fundjavës tregoi edhe njëherë problematikën e shfaqur gjatë të gjithë këtij kampionati. Mbrojtja e Vllaznisë është shumë e brishtë dhe ndëshkohet sistematikisht në çdo javë. Dy golat e fundit të pësuar kundër Erzenit, e dërgojnë në 12 numrin e golave të pësuar këtë edicion. Dhe kjo shifër në vetëm 10 javë kampionat.

Shifra shqetësuese këto për një ekip që pretendon për zonat e larta të renditjes. Prapavija kuqeblu është ndër më të ndëshkuarat në Superiore, ku më keq ka bërë vetëm Teuta, ku durrsakët kanë pësuar 16 gola. Duhet theksuar se “djemtë e detit” mbajnë vendin e fundit në renditje. Po ashtu 12 gola ka pësuar edhe Kukësi në 10 javë kampionat.

Vetëm në dy ndeshje këtë sezon Vllaznia e ka mbajtur portën e paprekur. Kjo në fitoren 1-0 kundër Kastriotit dhe në barazimin 0-0 kundër Teutës. Një pikë që duhet parë për tu përmirësuar, ku ekipi ka humbur shumë pikë në këto javë për shkak të golave të shumtë të pësuar.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments