HomeKRYESOREDje dhuroi asist nga 64 metra te ekipi i Marcelos dhe James...

Dje dhuroi asist nga 64 metra te ekipi i Marcelos dhe James Rodriguez, lojtari shqiptar po mendon të zgjedh Greqinë para Shqipërisë

Andrea Ndoj është zbulimi i fundit i futbollit në Greqi. 19-vjeçari shqiptar është “bingo” e trajnerit spanjoll të Olimpiakosit, Michel. Pikërisht në skuadrën që ka marrë dy yje të klasit botëror si Marcelo dhe James Rodriguez.

Megjithëse debutoi me një autogol, spanjolli nuk e humbi kurrë besimin te Ndoj, teksa ky i fundit po e shpërblen dita-ditës. Nga minuta e parë do ta niste edhe në fitoren e fundit të Olimpiakosit ndaj Pas Lamia, 2-0.

Në golin e dytë do të vinte asisti nga ana e 19-vjeçarit që dha një pasim të mrekullueshëm nga thellësia e mbrojtjes në distancën prej 64 metrave.

Sa i përket pjesës së Kombëtares, Ndoj është një histori më vete. Ai ka qenë pjesë e Shqipërisë U-16, U-17, më pas do të shkonte te Greqia U-17, U-19, për t’u kthyer sërish te Shqipëria U-21. Në bazë të informacioneve të fundit që siguron “Sport Ekspres”, te lojtari ka prapë një tundim të fortë për t’iu kthyer Greqisë pas këtyre performancave të fundit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments