HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi në krizë rezultatesh, Vllaznia duhet të bëjë shumë kujdes

Kukësi në krizë rezultatesh, Vllaznia duhet të bëjë shumë kujdes

Në Shkodër presin kthesën, teksa ndaj Kukësit duhen patjetër tre pikët. Ai barazim në minutat e fundit ndaj Erzenit, duhet harruar sa më shpejt.

Megjithatë, përballë do të kenë një kundërshtar të vështirë, siç është Kukësi, i cili gjithashtu është i etur për pikë dhe kërkon të dalë nga gjumi letargjik i dy ndeshjeve të fundit.

Vllaznia e trajnerit Mirel Josa kërkon ta kthejë në grintë dhe forcë barazimin në minutat e fundit ndaj Erzenit. Shkodranët shkojnë me motivimin dhe historinë me vete, pasi në katër sfidat e fundit me Kukësin, nuk njohin humbje. Ata kanë fituar dy ndeshje dhe dy të tjerat kanë përfunduar në barazim.

Ndeshja Kukësi-Vllaznia do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Kukës Arena”, duke nisur nga ora 13:00 dhe do të transmetohet live në kanalet e platformës “OverSport”.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments