Granit Xhaka, emri në krye të titujve mediatikë kudo nëpër botë, është lideri kryesor i kësaj kombëtareje, por edhe Arsenalit.
Xhaka ra përsëri në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndaj Serbisë, ku lojtari shqiptar nga Kosova u përplas dy herë me lojtarët serbë.
Ai ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Portugalisë e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:00. Xhaka iu rikthye edhe një herë sfidës ndaj Serbisë.
“Ajo ndaj Serbisë ishte një ndeshje me shumë emocione, por nervozizmi, adrenalina dhe gëzimi janë pjesë e futbollit. Të premten zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e dinim se Serbia ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht vështirësive, ishte një fitore e merituar. Sidoqoftë, ajo ka kaluar dhe kemi punuar shumë për sfidën e radhës”, tha Xhaka, ku më pas u ndal te përballja ndaj Portugalisë.
“Kur kemi nisur këtë aventuraë nuk kemi vendosur kufij apo objektiva. Dëshira jonë është që të avancojmë sa më shumë. Jemi të lumtu
r për gjithçka që kemi bërë, por nuk duam të ndalemi me kaq. Synojmë t’i krijojmë probleme Portugalisë dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”, tha lideri shqiptar