Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer në Milanelo ditën e djeshme për t’iu bashkuar grumbullimit të skuadrës kuqezi, që ka nisur tashmë prej tri ditësh.
Gjiganti suedez po vazhdon stërvitjen e personalizuar dhe po hedh hapa të sigurt drejt rikthimit në fushë që pritet të jetë në fund të janarit.
Por ndërkohë që Ibra nuk mund t’i ofrojë ende shërbimet e tij Piolit, trajneri mund t’i gëzohet Olivie Zhirusë, që sapo është kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i Francës.
Për 35-vjeçarin në fakt Milani ka planifikuar rinovimin e kontratës edhe për një tjetër vit dhe takimi i planifikuar për në shkurtmars mund të vijë shumë më herët.
Vullneti i përbashkët i palëve për të vazhduar bashkë, pritet të konkretizohet që me përfundimin e Botërorit dhe rikthimin në janar në Milano të Zhirusë.
Akordi me sulmuesin pritet të gjendet për një shifër prej 3.2 milionë eurosh në sezon.


