HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVictor da Silva 'i njëjti' edhe te Partizani. Problemet me dëmtimet vazhdojnë

Victor da Silva ‘i njëjti’ edhe te Partizani. Problemet me dëmtimet vazhdojnë

Viktor da Silva ishte padyshim afrimi më i rëndësishëm i verës për Partizanin. Braziliani vinte pas dy sezonesh shumë të mira te Vllaznia dhe u bë pjesë e të kuqve pas një historie të gjatë në verë me një mosmarrëveshje mes ish-trajnerit Mehmeti dhe drejtorit Marini, të cilët kishin opinione të ndryshme në lidhje me transferimin e 27-vjeçarit. Por pas largimit të Mehmetit, Da Silva u bashkua me Partizanin, edhe pse ai kishte firmosur më parë në Qipro.

Me të ardhur, ai e zuri shpejt vendin në formacion, por dëmtimet i ka pasur të njëpasnjëshme. Braziliani ka herë pas here probleme fizike dhe i duhet të punojë në një pjesë të madhe të kohës me program të veçuar.

“MISTERI” – Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Kolela nuk dha shumë detaje mbi gjendjen e Da Silvës, teksa më pas ai nuk e aktivizoi në asnjë ndeshje miqësore në Turqi.

Burime për gazetën bëjnë me dije se fantazisti është stërvitur normalisht me grupin në ditët e para të fazës përgatitore në Antalia, por më pas ai ka reklamuar sërish probleme muskulore.

Kjo i ka detyruar mjekët të hartojnë një program individual për rehabilitimin e problemit të brazilianit, çka e ka detyruar edhe trajnerin të mos e llogarisë për testet me Nasaxhi Mazandarën, Sivasporin dhe së fundmi me Umraniesporin.

Gjendja e Da Silvës aktualisht është më e mirë, por shanset më të mëdha janë që ai të mos jetë i gatshëm për të dielën me Erzenin. Matondo është rikuperuar plotësisht dhe është gati.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments