Argjentina fitoi mbrëmjen e djeshme me përmbysje përballë Anglisë, në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mercedez-Benz” në Atlanta, përfundoi me shifrat 1-2.
Mirëpo, ky triumf vlente edhe më shumë se kualifikimi në finale, për shkak se rivaliteti mes dy shteteve daton që prej viteve ’80. Asokohe, forcat ushtarake respektive, përplaseshin rreth Ishujve Falkland, ose Malvinas siç quhen nga argjentinasit.
Pikërisht këta të fundit kanë bërë një gjest politik, pas ndeshjes ndaj Anglisë. Një parullë krejtësit josportive me mbishkrimin “Malvinat janë argjentinase”, u hap në përfundimin e gjysmëfinales së dytë të Botërorit 2026.
Edhe pse FIFA e ka bërë të qartë se pankarta të tilla politike ndalohen të përdoren në ndeshjet e futbollit, duket se presidenti Gianni Infatino “mbyll sytë” para veprimeve të Leo Messit me shokë.


