Thursday, July 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Shkodra Sport' e paralajmëroi, tani zbulohet destinacioni i Erald Çinarit

‘Shkodra Sport’ e paralajmëroi, tani zbulohet destinacioni i Erald Çinarit

Shkruar nga Endri ÇINARI

Ashtu siç e paralajmëroi “Shkodra Sport” pak ditë më parë, Erald Çinari do ta vazhdojë karrierën në Korenë e Jugut. Tashmë është mësuar edhe emri i skuadrës së re të sulmuesit shkodran, me 29-vjeçarin që do të veshë fanellën e Jeju SK, ekip që militon në elitën e futbollit korean dhe që synon të përforcojë repartin ofensiv për pjesën e mbetur të sezonit.

Jeju SK aktualisht renditet në vendin e tetë të kampionatit elitar të Koresë së Jugut, duke grumbulluar 20 pikë pas 17 javëve të para. Drejtuesit e klubit portokalli kanë vendosur t’i besojnë cilësive të Çinarit, duke e konsideruar atë një përforcim të rëndësishëm në sulm, në një moment kur skuadra kërkon të përmirësojë renditjen dhe të luftojë për objektiva më ambiciozë në vazhdimësinë e kampionatit.

Nga sa mëson “Shkodra Sport”, marrëveshja mes palëve është arritur dhe Erald Çinari do të firmosë një kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë. Një aventurë e re dhe mjaft sfiduese për futbollistin shkodran, i cili për herë të parë do të provojë futbollin aziatik, pas eksperiencave të rëndësishme që ka pasur gjatë karrierës së tij.

Transferimi në Korenë e Jugut përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e Çinarit, duke qenë se kampionati korean konsiderohet ndër më cilësorët në kontinentin aziatik. Me eksperiencën dhe cilësitë që zotëron, sulmuesi pritet të ketë një rol të rëndësishëm te Jeju SK, teksa synon të lërë gjurmë edhe në këtë etapë të re të karrierës. Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi korean, ndërsa gjithçka është gati që Erald Çinari të nisë aventurën e tij të re me fanellën e Jeju SK.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments