...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia e vendosur për të fituar ndaj Egnatias dhe për të mos...

Vllaznia e vendosur për të fituar ndaj Egnatias dhe për të mos iu ndarë kreut

Futbolli shqiptar do t’i rikthehet normalitetit, duke lënë pas periudhën e pauzës së ndeshjeve për shkak të Botërorit “Katar 2022”. Pikërisht, ditën e sotme, Vllaznia do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 16:30 ndaj Egnatias.

Sa i përket skuadrës kuqeblu, trajneri Mirel Josa ka vijuar përgatitjet menjëherë që pas sfidës finale të Superkupës për ndeshjen e kampionatit ndaj Egnatias. Në fakt, për shkak të reshjeve të shiut që kanë vijuar të jenë prezente në qytetin e Shkodrës, skuadra ka qenë e detyruar të stërvitet në fushën “Reshit Rusi”.

Nga ajo që është parë në seancat e fundit stërvitore, skuadra është e karikuar për të rifilluar kampionatin me rezultat pozitiv, falë edhe trajnerit Josa që është munduar t’u mbajë lart moralin futbollistëve të tij. Humbja e finales së Superkupës në minutat shtesë, tashmë është lënë pas dhe gjithçka është përqëndruar tek ndeshja e sotme ndaj Egnatias.

Kujtojmë këtu se, rrogozhinasit janë një skuadër që drejtohen nga trajneri me përvojë, Shpëtim Duro, i cili më parë ka drejtuar edhe Vllazninë, por nga ana tjetër Egnatia ka në përbërjen e saj edhe disa ish-kuqeblu, siç janë Alen Sherri, Renato Malota dhe Abdurraman Fangaj, pa harruar edhe Ndriçim Shtubinën si drejtor teknik.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.