Basania & AM nuk ia ka dale te fitoje ndeshjen e rradhes, ate ndaj ekipit te Skraparit te luajtur paraditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez. Djemte e drejtuar nga trajneri Armando Simoni jane mundur me rezultatin 0-2.

Ne fakt gjithçka sa i takon fateve te kesaj ndeshje eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare. Skrapari qe ne minuten e 15-te ka kaluar ne avantazh me ane te nje 11-metershi te kthyer ne gol nga futbollisti Hajdari.

Nderkohe ne minuten e 38-te do te vinte edhe goli i dyte me autor Nuza dhe si rrjedhoje kjo pjese u mbyll ne shifrat 2-0. Ne te dyten, Basania &AM beri shume perpjekje per te ndryshuar shifrat por nuk ia doli.

Madje kundershtari ne minutat e fundit ka mbetur me nje futbollist me pak per shkak te daljes me karton te kuq te Lamit, por shkodranet nuk kane perfituar dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-0 per Skraparin.

Kjo eshte humbja e dyte per Basania &AM sepse ka pesuar nje te tille edhe javen e kaluar ndaj Adriatik ne shifrat 1-6, nderkohe qe pat fituar ndeshjen e pare te kampionatit ndaj ekipit te Permetit 3-2. Pas tre javesh kampionat ajo ka arritur te grumbulloje vetem 3 pike./SHKODRA-SPORT.COM/

SKRAPARI- BASANIA &AM 2-0

Shenues:

Basania & AM: Muçejani, Kola, Simoni, Lazri, Shkembi, Ibishaj, Ndoja, Marku, Radohina, Vuka, Pjetri. Tr: A. Simoni