HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAdemi: Nuk ka asnjë denoncim për futbollistët për trukim ndeshjesh

Ademi: Nuk ka asnjë denoncim për futbollistët për trukim ndeshjesh

Në media ditën e sotme është publikuar lajmi në lidhje me mbledhjen e djeshme të drejtuesve të Vllaznisë me ato të Bashkisë dhe ndër të tjera shkruhej se kryebashkiakja Ademi u ka bërë të ditur të pranishmëve në mbledhje se ka paditur në Prokurori disa nga futbollistët që dyshohet se kanë shitur ndeshje të Vllaznisë në sezonin e fundit.

Por në fakt ka qenë vetë zj.Ademi ajo që ka mohuar gjithçka në lidhje me këtë lajm. E pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së sotme për shtyp, ajo është përgjigjur: “Unë nuk e di nga e keni marrë këtë lajm tërësisht të pavërtetë. E vetmja çështje që kemi çuar në Prokurori është kjo e “Gea Sport” dhe asnjë tjetër”. Në këtë mënyrë merr përgjigje një lajm i tillë që ka qarkulluar sot në median e shkruar por edhe nëpër portale,çka ka dëmtuar në fakt jo pak edhe imazhin e futbollistëve kuqeblu.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments