HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORECungu "me këmbë në tokë" pas miqësores: Kundërshtari ishte modest

Cungu “me këmbë në tokë” pas miqësores: Kundërshtari ishte modest

Pas fitores së sotme me rezultatin e thellë 10-0 ndaj malazezëve të Petnicës, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu nuk ka shprehur ndonjë entuziasëm për të. Kuptohet që fitorja nuk është se e ka gëzuar shumë ngaqë përballë ka qenë një kundërshtar modest. Megjithatë ai në një prononcim të shkurtër për mediat ka deklaruar se rëndësi kishte të provonte disa skema loje.

“Kundërshtari që kishim përballë ishte modest. Thjesht kjo miqësore na shërbeu për me u shpreh më lirshëm në fushën e lojës, në mënyrë që të bëjmë lëvizjet e duhura sulmuese dhe për të rregulluar sa më shumë lojën tonë”- është shprehur ai. Ka folur krejt pak. Natyrisht që nuk ka se çfarë të thotë më shumë për momentin. Atij i duhet të mendojë sërish lëvizje të tjera taktike në fushë me skuadrën pas ardhjes së fundi edhe të Vucajt.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments