Pas fitores së sotme me rezultatin e thellë 10-0 ndaj malazezëve të Petnicës, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu nuk ka shprehur ndonjë entuziasëm për të. Kuptohet që fitorja nuk është se e ka gëzuar shumë ngaqë përballë ka qenë një kundërshtar modest. Megjithatë ai në një prononcim të shkurtër për mediat ka deklaruar se rëndësi kishte të provonte disa skema loje.
“Kundërshtari që kishim përballë ishte modest. Thjesht kjo miqësore na shërbeu për me u shpreh më lirshëm në fushën e lojës, në mënyrë që të bëjmë lëvizjet e duhura sulmuese dhe për të rregulluar sa më shumë lojën tonë”- është shprehur ai. Ka folur krejt pak. Natyrisht që nuk ka se çfarë të thotë më shumë për momentin. Atij i duhet të mendojë sërish lëvizje të tjera taktike në fushë me skuadrën pas ardhjes së fundi edhe të Vucajt.
© shkodrasport.com