HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE / Ardit Krymi rikthim te Vllaznia? Ja e vërteta

EKSKLUZIVE / Ardit Krymi rikthim te Vllaznia? Ja e vërteta

Ditët e fundit tek Vllaznia ka dalë në skenë emri i mesfushorit Ardit Krymi si një afrim i mundshëm tek kuqeblutë për Kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm. Megjithatë, burime të “Shkodra Sport” pranë mesfushorit shkodran kanë mësuar se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Kështu, Krymi ka edhe një vit e gjysëm kontratë me Shakhtyor Soligorsk dhe drejtuesit e klubit bjellorus nuk do ta lënë të largohet.

Në fakt, sipas burimeve të “Shkodra Sport” pranë Krymit, ky i fundit ka pasur oferta shumë të mira financiare nga Tirana, Egnatia dhe Dinamo, por vetë mesfushori e ka deklaruar se në Shqipëri vjen për të luajtur vetëm për Vllazninë.

Realisht, ideja për një rikthim të mundshëm të Ardit Krymi tek kuqeblutë u mbështet shumë edhe nga tifozëria e madhe e Vllaznisë, që kërkonin ta kishin në gjirin e tyre një futbollist të tillë.

Megjithatë, “Shkodra Sport” ka mësuar se Krymi do të vijojë të luajë sërish në Bjellorusi, pavarësisht dënimit të skuadrës së tij, Shakhtyor Soligorsk.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments