...
HomeBASKETBOLLVllaznia në basketboll për femra humbet me 8 pikë ndaj Flamurtarit

Vllaznia në basketboll për femra humbet me 8 pikë ndaj Flamurtarit

Pasditen e sotme janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra. Kalendari i këtij kampionati është ngjeshur disi për shkak të grumbullimit të ekipit kombëtar. Për këtë arsye, sipas kalendarit, Vllaznia ka pritur sot në Shkodër Flamurtarin e Vlorës.

Ky i fundit ka fituar 74-66. Loja ka qenë përgjithësisht e dominuat nga miket. Vetëm perioda e parë është mbyllur në barazim 17-17 ndërsa në të dytën, vlonjatet kanë fituar 24-16. Në të tretën sërish Flamurtarin fiton 19-17 dhe në të katërtën ndonëse është Vllaznia që e mbyll 16-14 në favorin e saj, kjo gjë nuk e ndryshoi fatin e fituesit të takimit. Vajzat e drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha kanë pësuar humbjen e tretë në këtë kampionat dhe pas javës së katërt, mbajnë vendin e pestë në renditje.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.