Saturday, July 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTETërbuni kërkon ndryshim, privatizimi mbetet shpresa për një kthesë të madhe te...

Tërbuni kërkon ndryshim, privatizimi mbetet shpresa për një kthesë të madhe te klubi pukjan

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Sezoni 2026-2027 pritet të jetë një tjetër sfidë për Tërbunin, që do të luajë për të katërtin vit radhazi në Kategorinë e Dytë. Një situatë që ka sjellë pakënaqësi te tifozët pukjanë, të cilët kërkojnë rikthimin e klubit drejt niveleve më të larta të futbollit shqiptar.

Prej kohësh është diskutuar mundësia e një privatizimi të klubit, me qëllim që Tërbuni të ketë një mbështetje më të fortë financiare dhe një projekt më ambicioz për të ardhmen.

Deri tani, megjithatë, nuk ka pasur një marrëveshje konkrete të finalizuar. Sipas zërave pranë klubit, Bashkia Pukë ka zhvilluar kontakte me një biznesmen vendas, por edhe me një investitor italian, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që mund t’i japë një tjetër drejtim skuadrës. Muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për fatin e këtij procesi.

Ndërkohë, në kampin pukjan ka edhe optimizëm për vazhdimësinë sportive. Disa futbollistë të ekipit kanë shprehur dëshirën për të qëndruar dhe për të provuar edhe një herë objektivin e ngjitjes në Kategorinë e Parë. Mes tyre është edhe Klevis Lushaku, i cili ka bërë të ditur se synon të rikthehet i plotë pas dëmtimit dhe të ndihmojë Tërbunin në sezonin e ri.

Tërbuni, një klub me histori në futbollin shqiptar dhe me një tifozëri të zjarrtë, kërkon tashmë një projekt afatgjatë që të mos mbetet vetëm në nivelin e mbijetesës, por të rikthehet të luftojë për objektiva madhorë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments