Friday, July 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREShtohet 'kolonia' e futbollistëve shkodranë te Flamurtari. Me vlonjatët bashkohet edhe portieri...

Shtohet ‘kolonia’ e futbollistëve shkodranë te Flamurtari. Me vlonjatët bashkohet edhe portieri 23 vjeçar

“Kolonia” e futbollistëve shkodranë tek Flamurtari shtohet edhe më shumë në numër. Pas Denis Pjeshkës, Mehdi Çobës dhe Eslit Salës, pjesë e këtij ekipi është bërë së fundi edhe portieri Sinan Dani.

Ai ka bërë paraqitje shumë të mira në dy sezonet e fundit me ekipin e Burrelit dhe kjo ka rënë në sytë e drejtuesve vlonjatë dhe si rrjedhojë ata kanë arritur ta bindin për të veshur fanellën kuqezi.

Sinan Dani e ka nisur karrierën tek “Djelmnia Shkodrane” e më pas ka kaluar tek Akademia Vllaznia, për të vijuar disa muaj tek AAS para se të transferohej tek Shënkolli. Me këtë të fundit ka luajtur dy sezone.

Në gusht të vitit 2022 kaloi tek Dinamo me të cilën luajti një sezon, ndërsa më pas u tranferua tek Burreli ku bëri paraqitje shumë të mira dhe si rrjedhojë tashmë ka ardhur edhe transferimi te Flamurtari. Vlonjatët sigurisht që e kanë planifikuar për portier të parë megjithatë do të jetë ecuria e tij e mëtejshme që do ta tregojë këtë gjë.

Një gjë është e sigurtë: Kjo është një mundësi e mirë për portierin 23 vjeçar shkodran për të treguar se çfarë di të bëjë dhe mbase një sezon i mirë në Vlorë mund t’i ndryshojë atij karrierën e mëtejshme.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments