HomeKRYESOREFormë e shkëlqyer e 19 vjeçarit shkodran Brajan Gruda. Shënon në miqësoren...

Formë e shkëlqyer e 19 vjeçarit shkodran Brajan Gruda. Shënon në miqësoren ndaj anglezëve të Burnley

Sulmuesi shkodran Brajan Gruda po vazhdon te shfaqe nje forme shume te mire sportive ne fazen pergatitore qe ekipi i tij FSV Mainz 05 eshte duke zhvilluar, shoqeruar edhe me shenimin e golave.

Keshtu ka ndodhur edhe diten e sotme kur 19 vjeçari i talentuar eshte futur ne fushe gjate pjeses se dyte te miqesores kunder anglezeve te Burnley dhe ka shenuar menjehere.

Fakti qe stafi teknik vazhdon t’i besoje gjithnje e me shume, tregon se Gruda po ben mire dhe premton shume me te ardhmen. Kujtojme qe ky eshte sezoni i pare si profesionist me ekipin e pare te Mainz 05, me te cilin nentorin e kaluar ka firmosur edhe kontraten zyrtare.

Djali i ish- sulmuesit te Vllaznise Bujar Gruda, premton shume per te ardhmen dhe siç dihet ai ka qene edhe pjese e kombetares U19 te Gjermanise. Nderkohe tani me ekipin e tij do te kerkoje te fitoje çdo moment e me shume hapesire.

Golat qe po shenon ne ndeshjet miqesore jane nje tregues i vlerave te tij, por njekohesisht edhe i adaptimit ashtu si duhet me pjesen tjeter te lojtareve. Me siguri qe Brajan Gruda ka per te zhvilluar nje sezon te mire ne Bundesliga 1.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments