HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAntonio Delaj, sulmuesi që meriton më shumë vëmendje te Vllaznia

Antonio Delaj, sulmuesi që meriton më shumë vëmendje te Vllaznia

Nese ka futbollist te ri te Vllaznia qe mund te çoje ne kembe tifozet kuqeblu me veprimet e tij ne fushen e lojes, ai mund te jete vetem Antonio Delaj. Nje sulmues anesor i cili ka te gjithe parametrat per t’u bere nje lojtar cilesor, por per ta bere kete gje, i duhet me shume hapesire.

Futbollisti qe pas diçka me pak se nje muaji mbush 20 vjeç, eshte produkt i Akademise Vllaznia dhe drejtuesit e klubit kane nder mend te investojne tek ai sepse e shohin nje element te perspektives, por kete gje duhet te beje edhe stafi teknik.

Sa per informacion, pasditen e djeshme ne Lezhe eshte luajtur ndeshja miqesore ne mes ekipit te Beselidhjes dhe Vllaznise U21 e cila eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1. Golin e vetem per kuqeblute e ka shenuar pikerisht Delaj.

Por burime te gazetes bejne te ditur se Delaj nuk eshte mjaftuar vetem me golin sepse ka bere gjithçka mire ne kete ndeshje duke fituar vemendjen e kundershtarit por edhe te pranishmeve ne stadium.

Nje sulmues qe i kalon kundershtaret si te ishin “piketa”, fale shpejtesise dhe teknikes qe posedon. Por Antonio Delaj nuk duhet te kenaqet me aktivizimin te ekipin U21. Atij i duhet dhene me shume hapesire tek ekipi i pare sepse siç thote edhe Vioresin Sinani, “eshte nje futbollist qe mund te çoje publikun ne kembe”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments