Pasi ka deshtuar pjesmarrja e saj ne Kampionatin Boteror qe u zhvillua ne Skoci, deshtim qe erdhi pikerisht per shkak te burakracive te ndryshme, per sportisten lezhjane Mikela Skandaj vjen nje lajm i mire.

Federata Italiane e Karatese e ka perzgjedhur ate per te qene pjese e kombetares se ketij vendin ne Kampionatin Europian qe do te zhvillohet ne muajin nentor ne France. Nje perzgjedhje e ardhur pikerisht fale sukseseve te deritanishme, titullit nenkampione Europe ne fuqi dhe po ashtu kampione e Italise.

Mikela e ka marre kete lajm pikerisht gjate ketyre diteve kur ajo ndodhet ne Lezhe prane te afermeve te saj dhe si rrjedhoje ajo ka nisur menjehere stervitjen individuale ndonese ka ardhur per disa dite pushimesh.

Kuptohet qe synimet e saj do te jene per t’u renditur e para ne kete Europian ku vertete do te perfaqesoje Italine, por sigurisht qe me vete do te kete edhe flamurin shqiptar, edhe pse Shqiperia e ka lene ne harrese.
Gjergj KOLA