HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Ja formacioni i Vllaznisë për miqësoren ndaj Tiranës

LAJMI I FUNDIT/ Ja formacioni i Vllaznisë për miqësoren ndaj Tiranës

Vllaznia ka mberritur ne kryeqytet dhe po behet gati per miqesoren qe do te luaje ne oren 17:00 ndaj Tiranes ne stadiumin “Selman Stermasi”. Nje miqesore qe do te jete nje test shume serioz per stafin teknik te kuqebluve ne prag te startit te kampionatit te ri.

Nderkohe trajneri Memelli e ka percaktuar tashme edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare per kete miqesore ndaj nenkampioneve te vendit ne fuqi.

Keshtu ne porte do te jete Qarri, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar me Smajlin e Spahijen qe do te luajne ne dy krahet si dhe me Juriç e Stojanoviç ne qender te ketij reparti.

Mesfusha do te jete e formuar nga Cheshmedjiev, Krymi dhe Boshnjaku te cilet do te kene per detyre te mbeshtesin edhe treshen e sulmit qe ne kete takim do te jete e formuar nga Mala, Çoba dhe Balaj.

Pritet qe kjo miqesorja ndaj Tiranes te jete e fundit ne pergatitjet e ekipit te Vllaznise per ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Kukesit qe do te luhet me 26 gusht ne “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments