HomeKRYESOREParaqitje fantastike dhe dy gola në Poloni, ja nota maksimale me të...

Paraqitje fantastike dhe dy gola në Poloni, ja nota maksimale me të cilën vlerësohet Muçi

Ernest Muçi ka shkëlqyer në Poloni me skuadrën e Legia Varshavës, aty ku është bërë protagonist në fitoren 3-1 ndaj Vidzev Lodz me dy golat e shënuar.

Veç dy golave që natyrisht i kanë dhënë një vlerësim të veçantë, “Sofa Score” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” edhe notën për sulmuesin shqiptar dhe statistikat e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Muçi vlerësohet me 9.3 në ndeshjen ku luajti 86 minuta, duke shënuar 2 gola teksa ka goditur 3 herë kuadratin nga 4 gjuajte në total.

Ndërkohë, sulmuesi shqiptar ka qenë mjaft i suksesshëm edhe në driblime duke realizuar 4 nga 4 teksa dy herë ka fituar edhe faull.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments