Vllaznia ka luajtur dje ndeshjen e tretë miqësore në përgatitjet e saj për sezonin futbollistik. Është ndeshur me Otrant Olympic të Ulqinit, Laçin dhe Burreli. Ajo që është parë në këto ndeshje është se trajnerit Martini ka aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion, përfshi këtu edhe disa që janë në provë.
Por ajo që ka bërë përshtypje është mosaktivizimi i mbrojtësit kroat Brajkoviç. Shumëkush ka patur për të, nisur edhe nga fakti që edhe dje ishte i pranishëm në pankinë, por stafi teknik nuk i ka dhënë asnjë minutë aktivizim.
Nga interesimi i gazetës mësohet se nuk kemi të bëjmë me ndonjë dëmtim të lojtarit, por thjesht nuk po preferohet nga ana e trajnerit. Kjo do të thotë se me shumë mundësi 25 vjeçari kroat nuk duket tv jetë në planet e tij sepse nuk ka përligjur pritshmëritë që kanë patur për të.
Bruno Brajkoviç ka qenë përforcimi i parë i Vllaznisë në merkaton e kësaj vere, por deri më tani nuk ka bindur dhe si rrjedhojë nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Shkoda ende pa filluar sezoni i ri.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


