Ish trajneri, Fabio Kapelo përmes një deklarate për mikrofonat e Radio Anch’io Sport, kritikoi Roberto Mançinin për largimin nga Italia drejt Arabisë Saudite.
“Ai bëri një gabim shumë të rëndë duke akuzuar presidentin e federatës se nuk ndjente besim, kur në realitet do të ishte më e lehtë të thonte që kam marrë një ofertë të cilës nuk mund t’i them jo dhe duhet ta pranoj.
Mançini vetëm tentoi të justifikohej, duke akuzuar federatën që kanë ndryshuar stafin e tij”, deklaroi Kapelo.
Siç shikohet, veprimi i Mancinit nuk është mirëpritur në Itali, por duket se edhe ish- tekniku i kombëtares axurre është rrëmbyer nga vorbulla e ofertave arabe dhe për këtë arsye, vendosi të bëjë këtë lëvizje që është kritikuar jo pak.