Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar rëndë futbollistin e Vllaznisë Erdenis Gurishta për atë sulm ndaj Albano Aleksit në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Egnatias, pikërisht pas provokimeve të bëra nga ky i fundit para pankinës shkodrane.
Numri 2 i kuqebluve është pezulluar me 6 ndeshje pezullim, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndëshkimore ndaj Aleksit, ndonëse ky i fundit për të disatën herë është protagonist i sjelljeve anti- sportive.
Por Disiplina nuk është mjaftuar vetëm me kaq në mbledhjen e saj të sotme. Ajo ka gjobitur klubin Vllaznia me 1 milionë lekë të vjetra për sjellje të gabuar të tifozëve të saj duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj futbollistëve të Egnatias.


